Brownie pret me shpresë për një familje të përhershme!
Mosha: 2 vjeç
Gjinia: Mashkull
Sterilizuar: Po
Vaksinuar: Po
Antiparazitarët: Po
Aq sa vite jetë, aq edhe qëndrim në strehë për Brownien.
Asnjë kërkesë për adoptim por ne nuk i humbim shpresat bashkë me të.
Brownie u gjet pranë Radio Shkodrës bashkë me 5 motrat dhe vëllezërit. Të gjithë kanë gjetur familje përveç tij dhe Dexter.
Ka në karakter të urtë e të ëmbël. Beson te njerëzit dhe pret që t’i kushtojnë vëmendje. Sytë e tij të shkruar flasin shumë dhe sikur na luten, të bëjmë më shumë për të.
Nëse po kërkoni një qen besnik, Brownie mund të bëhet miku juaj më i ngushtë.