Misty ❤️
Misty mbush 6 muaj me ne. E kishin aksidentuar rrugës së Shirokës dhe lënë në mëshirë të fatit. 💔
Këmbët e mbrapme nuk i lëvizte dot dhe na vjen mirë që ia kemi dhënë shansin të rekuperohet, pasi Misty ecën vetë edhe pse jo me 100% zhdërvjellësi. ❤️🩹
Sot kërkojmë ndihmën tuaj për ta adoptuar në distancë.
Duke dhuruar një shumë fikse mujore (30$ ose më shumë), ju na mundësoni të blejmë ushqimin në kokrra për të.
Dhurimet e përmuajshme na japin një stabilitet që nuk e kemi momentalisht.🙏
🤝 Duke u bërë donatorë të përmuajshëm ju bëheni miqtë tanë më të mirë, dhe na ndihmoni të ofrojmë një shërbim cilësor e të pandërprerë për kafshët në nevojë.