Skip to main content
0
Përafërsisht 6.3 milion kafshë pranohen ndër streha në SHBA çdo vit. Përafërsisht 4.1 milion arrijnë të adoptohen, 920.000 u bëhet eutanazi. Pjesa e mbetur bashkohen me të zotin. Ka më shumë kafshë se kërkesë për ta.

Çfarë mund të bëjmë ne?

  • Nëse duam të kemi një qen apo mace, le ta adoptojmë nga strehat lokale;
  • Le të mos blejmë nga dyqanet apo mbarështuesit pasi aktualisht janë pjesë e problemit dhe jo e zgjidhjes;
  • Duhet të sterilizojmë qenin dhe macen tonë sapo të kenë arritur moshën e çiftimit (7 muajsh);
  • Të bëjmë kujdes mos dalin në rrugë të pashoqëruar dhe humbasin;
  • Të mos i braktisim kurrsesi ata. Nëse situata jonë ndryshon dhe duhet të ndahemi prej tyre, duhet t’u gjejmë me doemos një familje tjetër që do kujdeset si duhet për ta.

Çdo gjë fillon dhe mbaron me njeriun. Le ta kuptojmë dhe pranojmë rolin tonë në çeshtjen e mbipopullimit me kafshë në rrugë! Le të mos krijojmë vuajtje të tjera!

HOME
REGJISTRO
DYQANI
CILESIMET