Asnjë familje në horizont për Nebbia-n❓️🥹
Prej 2 vitesh ajo pret dhe na dhimbset pamasë që s’kemi mundur t’ia gjejmë një.
Nebbia është një qenushe e shkathët e plot jetë.
Kemi bindjen se do kthehej në miken tuaj më besnike po t’i jepnit një shans.
Ajo nuk është e lumtur në strehë pasi nevoja për ndërveprim kuptimplotë nuk i plotësohet në kushtet aktuale.
Mosha: 3 vjeçe
Gjinia: Femër ♀️
E sterilizuar ✅️
Plotësisht e vaksinuar ✅️
Vaksinuar kundër Rabies ✅️
Antiparazitarët me rregull ✅️
Përmasat: Pak më e vogël se një qen trumpmesatar
Energjia: Mesatare në të lartë 🔥
📍Streha e Animals Need Me, Shkodër
Nebbia është ideale për një familje aktive ose që ka një shtëpi me oborr.
Na shkruani një email në info@animalsneedme.com nëse keni dëshirën dhe kushtet për t’i dhënë një të ardhme ku do rrethohet me dashuri e kujdes njerëzor.
Nebbia meriton dikë special siç është ajo vetë!❤️
———
🐕🦺🚶♂️Ofrojmë 5 SEANCA TRAJNIMI FALAS për adoptuesin.
📍Për lehtësi të të gjitha palëve, preferohen adoptimet në Shkodër.
🏡 Ne mendojmë se një shtëpi me oborr do ishte më e përshtatshme. Mund të japim qen në apartament vetëm në familje me të rritur, autonomi dhe vendimmarrje.
ℹ️ Adoptimet janë pa pagesë.
#adoptomosblej #adoptdontshop #animalsneedme #shkoderalbania #qenpëradoptim #rescueddog #rescuedismyfavoritebreed
https://www.instagram.com/p/DL0Ht1IxuE7/?igsh=ZjMzam1lMDM4cDhz