Regjistrimi i kafshëve shtëpiake është një detyrim ligjor për të gjithë qytetaret në Republikën e Shqipërisë.
Regjistroni mikun tuaj katërputrosh (regjistrim vullnetar)
Animals Need Me zotohet të mbrojë të dhënat tuaja personale, konform me Ligjin 9887 datë 10 mars 2008.
Grumbullimi i të dhënave bëhet vetëm me qëllim lehtësimin e regjistrimit të kafshëve me pronar në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Në bazë të Ligjit të Veterinarisë 10465, datë 29 shtator 2011, Neni 12; VKM 475 i datës 30 korrik 2021, seksioni III, pika 2, Urdhrit të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Nr. 634, datë 2.11.2023, Shtojca IX, të dhënat do ndahen vetëm me njesitë e vetëqeverisjes vendore (bashkitë) dhe Autoritetin Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.