Pse është mirë të adoptoni një qen nga streha jonë.
- Qentë tanë janë të gjithë të vaksinuar, kanë marrë antiparazitaret me rregull dhe nëse kanë mbushur moshën 7 muajsh, janë të sterilizuar.
- Nëse janë akoma këlyshë të vegjël, ju ofrojmë sterilizimin FALAS kur të rriten.
- Thënë në terma ekonomikë, ju kurseni së paku 10.000 lek të reja në shërbime veterinare, duke adoptuar një qen nga streha jonë.
- Ju ofrojmë asistencë të vazhdueshme me këshilla dhe referenca për përshtatjen e qenit në familjen tuaj.
- Jemi të gatshëm ta rimarrim qenin mbrapsht në rast mospërshtatjeje dhe kur situata juaj ndryshon.
- Po shpëtoni 2 jetë. Jetën e qenit që po adoptoni dhe jetën e një qeni tjetër nevojtar që do i zërë vendin në strehë.
- Qentë metis janë fort mirënjohës dhe përshtaten mjaft shpejt në familjet e reja. (Kjo nga eksperienca).
Adoptoni në mënyrë të ndërgjegjshme dhe të përgjegjshme! Falemnderës kujtdo që ka zgjedhur qentë tanë dhe janë të vendosur t’i mbajnë në mënyrë dinjitoze sa të kenë jetë.