Origjina e kafshëve endacake vjen nga:
- Braktisja me dashje nga pronari i kafshës
- Humbja e kafshëve shtëpiake dhe mos rikthimi i tyre në familje
- Shumë kafshë thjesht lindin endacake. Në shumicën e rasteve, ata janë endacakë të brezit të parë ose të dytë pasi prindërit ose gjyshërit e tyre janë braktisur më parë.
Për të menaxhuar popullatën e kafshëve endacake ekziston vetëm një zgjidhje: PRONËSIA E PËRGJEGJSHME
Pronarët kanë për detyrë të sigurojnë kujdes të mjaftueshëm dhe të duhur për kafshët e tyre!
Pronarët të cilët:
- Nuk braktisin kafshët shtëpiake
- I mbajnë ato siç duhet (në një mjedis të kontrolluar, nuk i lënë të enden lirshëm, i mbajne me litar kur i shëtisin, etj)
- Sterilizojnë macet dhe qentë e tyre
- Janë zgjidhja përfundimtare e problemit të kafshëve endacake.
Si mund të arrihet kjo zgjidhje?
Ka 3 mënyra për të arritur këtë zgjidhje:
- Ndërgjegjësimi/Edukimi
- Projekte nxitëse
- Ndëshkimi
Për sa kohë ka njerëz të papërgjegjshëm, çështja e kafshëve endacake do të vazhdojë të jetë e pamenaxhueshme.