Sterilizimi i maces tuaj është i mirë për shëndetin dhe sjelljen e tyre të përgjithshme, por edhe për të ndaluar lindjen e koteleve të padëshiruara.
Për macet femra:
- Sterilizimi i maces tuaj femër është mënyra më e mirë për të parandaluar shtatzanitë e padëshiruara.
- ️Nëse macja juaj mbetet shtatzanë, kjo vjen me një përgjegjësi shtesë dhe merak. Pasi do t‘ iu duhet të kujdeseni për të gjatë shtatzanisë, lindjes dhe më pas për kotelet e saj.
- ️Sterilizimi i maceve, veçanërisht nëse bëhet kur janë të reja, zvogëlon shumë rrezikun që ata të preken nga kanceri i gjirit dhe infeksioni i mitrës (quajtur piometra). Të dyja këto mund të jenë vdekjeprurëse.
- ️Macet e sterilizuara nuk do të mjaullijnë ose vajtojnë, siç bëjnë macet e pa sterilizuara kur janë në afsh (periudha e çiftimit).
Për macet meshkuj:
- Sterilizimi zvogëlon mundësinë e tyre për të kapur virusin e mungesës së imunitetit të maceve (FIV). Kjo është një sëmundje e pashërueshme, e cila përhapet nepermejt pështymes, zakonisht nga plagët e kafshimit gjatë luftimeve.
- ️Maçokët e pasterilizuar që mbahen në apartament, mund të dëshpërohen aq shumë sa mund të provojnë çdo rrugë shpëtimi – përfshirë edhe të hidhen nga dritarja e kateve të larta.
- ️Shpesh shfaqen të acaruar nëse nuk gjejnë një shoqe femër dhe mund të spërkasin me urinë me erë të rëndë në shtëpi, si një fomë apeli për macet femra.
- ️Sterilizimi i maçokëve zvogëlon dëshirën e tyre për të bredhur dhe për të luftuar kështu që ka më pak mundësi të humbasin, të aksidentohen nga makinat ose të lëndohen.