Shkurti është muaji i shëndetit të dhëmbëve të kafshëve shtëpiake! Ky muaj parandalimi nxjerr në pah informacionin në lidhje me ruajtjen e higjienës së mirë orale te kafshët. Pa kujdesin e duhur, shumica do të pësojnë komplikime serioze dhe të dhimbshme më vonë në jetë, si Merlin, një nga qenushët e shpëtuar prej nesh në 2022 kur ishte veçse një këlysh, apo si Lorna, Kuqo dhe Drita, së cilëve është dashur t’u heqim 5-11 dhëmbë. Mbajtja e gojës së shëndetshme është thelbësore për të shmangur një sërë problemesh. Gingiviti dhe perodontiti shkaktojnë dhimbje dhe ulin cilësinë e jetesës. Ato hasen më së shumti ndër qentë e moshuar.
Këtu gjeni tri këshilla për t’i përfshirë në rutinën tuaj që tani.
- Pastroni rregullisht dhëmbët e maces ose qenit tuaj me një furçë dhëmbësh.
- Ofroni lodra dentare të krijuara posaçërisht për përtypje dhe përtypje (një shembull natyral janë kockat shumë të mëdha që mund t’i merrni te kasapi.
- Qentë nuk mund t’i thyejnë por do merren një kohë të gjatë me to dhe kjo do ndihmojë në mos formimin e tartarit).
Bisedoni me veterinerin tuaj për kontrollin e rregullt dentar të kafshëve shtëpiake dhe këshillohuni për ushqimin e duhur që mund të përdorni në këto raste!