Ia dolëm të printojmë doracakun e parë me këshilla për kujdesin ndaj kafshëve shtëpiake. Ky libërth vjen si përpjekje për të ndihmuar familjet që kanë kafshë, të kujdesen më së miri për to dhe të mos i braktisin.
Ai i ofrohet:
- Adoptuesve të kafshëve të strehës tonë;
- Grupeve që takojmë gjatë aktiviteteve të edukimit (në stenda, shkolla, kampe verore);
- Në version PDF kujtdo që dëshiron ta ketë. Mjafton të klikoni në këtë link për shkarkimin e tij:
https://drive.google.com/file/d/16a0-ylr-ITxdntf_7R85nPIZoIOim35e/view
Ne besojmë fort se duke u dhënë mundësinë njerëzve që të marrin informacione;
- zgjerojnë njohuritë e tyre;
- ata do të jenë të aftë të gjejnë zgjidhjet e duhura për problematikat që mund të hasin me qentë dhe macet
Një bravo të madhe për Morenën që e ka punuar me shumë dashuri.