Skip to main content
Animals Need Me
0
  • 0
    was successfully added to your cart.

Hera

Hera, 5 vite të gjata në një strehë…💔
Mendojeni pak se si është të jetosh në një kafaz 60 muaj ose 1825 ditë.

Hera është një qenushe shumë e bukur, e shëndetshme e plot jetë. 🌞
Ka një dashuri të pashtershme për njerëzit por nuk i toleron qentë e tjerë, të cilët synon t’i dominojë dhe sulmojë.
Prandaj Hera jeton në kafaz e vetme. 💔

Ajo meriton të jetojë në një shtëpi me oborr, ku të jetë 🌟 i vetëm i familjes.

Ju lutem, na ndihmoni me shpërndarje!🙏
Mbase ëndrrat tona për të, do të plotësohen një ditë.

🐕‍🦺🚶‍♂️Ofrojmë 5 SEANCA TRAJNIMI FALAS për adoptuesin.
📍Për lehtësi të të gjitha palëve, preferohen adoptimet në Shkodër.
🏡 Ne mendojmë se një shtëpi me oborr do ishte më e përshtatshme. Mund të japim qen në apartament vetëm në familje me të rritur, autonomi dhe vendimmarrje.
ℹ️ Adoptimet janë pa pagesë.
📩 Na shkruani një mesazh nëse jeni të interesuar!

Plotëso formularin

Close Menu
HOME
REGJISTRO
DYQANI
CILESIMET