Lordi, qenushi i keqkuptuar…që kërkon një familje speciale!
Mosha: 3.5 vjeç
Gjinia: Mashkull
Sterilizuar: Po
Vaksinuar: Po
Antiparazitarët: Po
Lordi ka jetuar dikur në lagjen Xhabije të Shkodrës. Duke patur disa ankesa për sulme ndaj njerëzve dhe biçikletave, e patëm marrë në strehën tonë në 2021.
Gjatë këtyre viteve, nuk kemi vënë re asnjë sjellje negative të Lordit kundrejt vullnetarëve apo vizitorëve.
Na dhimbset pamasë sepse jeta në një kafaz me qen të tjerë 365 ditët e vitit nuk mund të jetë e lumtur për asnjë qen.
Lordi do ishte rehat në një familje me oborr ku banojnë idealisht vetëm të rritur. Do kërkojë pak durim tre muajt e parë por jemi të bindur se njeriu i duhur do bënte mrekulli me këtë qen të ndjeshëm e të zgjuar.